Sonte Champions në Tring/ Milan-Dortmund si një finale, spikasin edhe Porto-Barça dhe Fejenord- Atl.Madrid

Champions League rikthehet sot me nje pjesë të dueleve të pesta në grupe.   7 nga 8 takimet në program do të transmetohen

Nëntor 28, 2023 - 12:19
 0
Sonte Champions në Tring/ Milan-Dortmund si një finale, spikasin edhe Porto-Barça dhe Fejenord- Atl.Madrid

Champions League rikthehet sot me nje pjesë të dueleve të pesta në grupe.

 

7 nga 8 takimet në program do të transmetohen në Tring në dy orare, 18 e 45 dhe 21:00.

 

Ndeshja që spikat mbi të tjerat është ajo mes Milanit dhe Dortmund. Është gati një finale ky 90-minutësh për kuqezinjte, pasi një rezultat negativ i nxjerr jashtë loje, ndërsa suksesi i jep mundësi që të shkojnë në Angli kundër Njukasell në takimin e fundit me shanse konkrete për kualifikim.

 

Skuadra e Piolit vjen pas një fitore të vështirë kundër Fiorentines së fundmi në kampionat, ku vuajti jo pak ndaj sonte në mbrëmje pritet gjithashtu një duel i vështirë. Italianet do të vuajnë edhe mungesen e yllit të tyre më të madh Rafael Leao shtuar këtu edhe Okafor, Benaser dhe Kalulu.

 

Megjithatë në raport me kampionatin rikthehet Zhiru ndërsa Loftus Çik do të jetë titular në treshen ofensive në krah të Pulisic dhe Cukueze për të mbështetur sulmuesin francez. Dueli i parë në Gjermani i luajtur shumë më mirë nga Milani u mbyll 0 me 0.

 

Gjermanet janë të parët me 7 pikë dhe mund të kënaqen edhe një barazim. Në interesant edhe dueli tjeter mes PSG dhe Njukasell, me francezet të cilët kanë një pikë më shumë sesa anglezet dhe mund ti afrohen kualifikimit nëse fitojnë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.