Sot ditë me vranësira, reshje bore në verilindje dhe reshje shiu në jugperëndim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të ftohta Kontinentale duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë. E Martë, 05 Dhjetor 2023 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në Verilindje, vranësira dhe reshje shiu të pakta pasdite në Jug dhe jugperëndim. Era do të […]

Dhjetor 5, 2023 - 08:30
 0
Sot ditë me vranësira, reshje bore në verilindje dhe reshje shiu në jugperëndim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të ftohta Kontinentale duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 05 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në Verilindje, vranësira dhe reshje shiu të pakta pasdite në Jug dhe jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim veri (SE me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      4/10°C

– Zonat e ulëta       8/17°C

– Zonat bregdetare 12/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 05 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 3°C në mëngjes deri në 5°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023

Në  vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesiet mesatar në Jug të vendit, reshje bore përgjatë lindjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      5/8°C

– Zonat e ulëta       10/15°C

– Zonat bregdetare 12/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.