Sot mbahet seancë parlamentare, Bardhi kërkesë urgjente Nikollës: Fut në rend dite edhe…

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme priten debate, për shkak të përplasjes mes opozitës. Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë […]

Shtator 21, 2023 - 10:05
 0
Sot mbahet seancë parlamentare, Bardhi kërkesë urgjente Nikollës: Fut në rend dite edhe…

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme priten debate, për shkak të përplasjes mes opozitës.

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore. Ndonëse Lulzim Basha e ka shkarkuar, Bardhi teksa e cilëson veten e tij kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin e Berishës.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.
Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

   

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.