Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, Kosova përfaqësohet nga Osmani

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 Shtator. Ndër të tjera, e para e shtetit të […]

Tetor 23, 2023 - 11:10
 0
Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, Kosova përfaqësohet nga Osmani

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 Shtator.

Ndër të tjera, e para e shtetit të Kosovës do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New Yorkut.

Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiç.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.