Sot mblidhet Komuniteti Politik Europian në Spanjë, të pranishëm edhe Osmani e Vuçiç

Në Granada të Spanjës mbahet sot takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 anëtarë të BE-së. Në këtë mbledhje do të jetë e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu, në samit merr pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vucic. Kjo është mbledhja e parë e […]

Tetor 5, 2023 - 10:15
 0
Sot mblidhet Komuniteti Politik Europian në Spanjë, të pranishëm edhe Osmani e Vuçiç

Në Granada të Spanjës mbahet sot takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 anëtarë të BE-së.

Në këtë mbledhje do të jetë e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu, në samit merr pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vucic.

Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në veri të Kosovë, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, më 6 Tetor, do të zhvillohet një takim joformal i liderëve të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Spanja, vendi ku mbahet ky takim, është një nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.