Sot nis gjyqi ndaj Donald Trump, nuk dihet nëse ish-presidenti do të marrë pjesë në seancë
Procesi ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump do të nisë të sot përpara Gjykatës së Qarkut të Manhattan në Nju York.
Procesi ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump do të nisë të sot përpara Gjykatës së Qarkut të Manhattan në Nju York. Ky është një moment i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara pasi është gjyqi i parë ndaj një ish-presidenti në histori për akuza penale.
Nuk dihet nëse Trump do të marrë pjesë në këtë seancë të parë.
Trump akuzohet për falsifikimin e dokumenteve të biznesit kur i pagoi aktores të filmave për të rritur Stormy Daniels, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij Cohen, 130,000 dollarë në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për lidhjen e tyre të supozuar. Trump akuzohet se i ka deklaruar paratë e paguara për Daniels si shpenzime ligjore të kompanisë .
Kjo ndodhi në vitin 2016 kur Trump po bënte fushatë për presidencën. Ne aktakuzën e ngritur nga prokurori Alvin Bragg, e akuzon Trumpin për falsifikimin e dokumenteve të biznesit në 34 pika. Por ish-presidenti i mohoi të gjitha akuzat dhe i quajti ato të motivuara politikisht.
Aktakuza kundër Trump është ngritur në mars të vitit 2023 dhe fillimi i gjykimit ishte caktuar për 25 mars të këtij viti. Por procesi është shtyrë disa herë për shkak se ekipi i ish-presidentit ka kërkuar kohë shtesë për të përgatitur mbrojtjen. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?