Sot nis zbatimi i amnistisë penale, del nga qelia ish-kryetari i bashkisë Lezhë

Sot në orën 11:00 nis zbatimi i amnistisë penale. Mes përfituesve të amnistisë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u

Prill 24, 2024 - 11:00
 0
Sot nis zbatimi i amnistisë penale, del nga qelia ish-kryetari i bashkisë Lezhë

Sot në orën 11:00 nis zbatimi i amnistisë penale.

Mes përfituesve të amnistisë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua me burgim për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Gjykata e Posaçme e shpalli atë fajtor për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” duke i caktuar 2 vite burgim, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave kanë nisur në vitin 2017-tës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.