Sot rinis vettingu në polici, zbulohet emri i parë i funksionarit që do hetohet në 3 shtyllat kryesore

Sot rinis vettingu në polici, pasi mbeti pezull për rreth 3 vite. Seanca dëgjimore do të nisë që prej orës 09:00 dhe drejtuesi i parë që do të kalojë në sitën e vettingut do të jetë Edmond Sula, aktualisht drejtor i Policisë në qarkun e Shkodrës. Sula do t’i nënshtrohet hetimit në tre shtylla kryesore, […]

Dhjetor 18, 2023 - 08:37
 0
Sot rinis vettingu në polici, zbulohet emri i parë i funksionarit që do hetohet në 3 shtyllat kryesore

Sot rinis vettingu në polici, pasi mbeti pezull për rreth 3 vite.

Seanca dëgjimore do të nisë që prej orës 09:00 dhe drejtuesi i parë që do të kalojë në sitën e vettingut do të jetë Edmond Sula, aktualisht drejtor i Policisë në qarkun e Shkodrës.

Sula do t’i nënshtrohet hetimit në tre shtylla kryesore, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Salla është vendosur të jetë ajo e konferencave në Ministrinë e Brendshme, për shkak të hapësirës së mjaftueshme për komisionin, subjektet, publikun dhe median. Seanca dëgjimore do të nisë në orën 09:00. Trupa e Vlerësimit është e përbërë nga Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.

Të gjitha subjektet e policisë do ti nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do te vlerësohen edhe nga varësia e alkoolit apo të lojërave të fatit.

Vettingu nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivet nga gradat më të larta të ato më të ulta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi.

Në muajin prill të këtij viti, AMP hodhi shortin ku përcaktoi konkretisht 36 emrat që pritet ti nënshtrohen vettingut, mes të cilëve drejtorë në strukturen qendrore të policisë dhe drejtoritë e qarqeve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.