Sot Shqipëria kundër Liechtenstein, Sylvinho në linjat e dyta, luajnë ata që s’kanë pasur shumë minuta

Shqipëria do të luajë sot testin e parë miqësor në prag të nisjes së kampionatit europian. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e

Qeshor 3, 2024 - 11:50
 0
Sot Shqipëria kundër Liechtenstein, Sylvinho në linjat e dyta, luajnë ata që s’kanë pasur shumë minuta

Shqipëria do të luajë sot testin e parë miqësor në prag të nisjes së kampionatit europian. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës në orën 20:00 në “Haladash”  kundër Lihtenshteinit. Një rival modest në fakt që më shumë do të shërbejë si një ndeshje kontrolli sesa një test real për të kuptuar në çfarë gjendje është skuadra pak ditë para se të nisë ky kompeticion i rëndësishëm.

Skuadrës do t’i bashkohet sot edhe emri i fundit, por më i rëndësishmi kapiteni Berat Gjimshiti, i cili të dielën pati edhe minutat e fundit të sezonit me Atalantën. Mbrojtësi nuk do të aktivizohet në këtë ndeshje, pasi Silvinjo me gjasë synon t’i japë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në kombëtare dhe në klubet e tyre së fundmi.

Kështu në portë pritet të luajë Tomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje mund të jenë Balliu dhe Naser Aliji në krahët si dhe Ardian Ismajli me Kumbullën ose Mihajn në qendër. Mesfusha  pritet të mos ketë shumë ndryshime me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin që do ta nisin nga fillimi. Ky repart është prova reale e miqësores, sepse ata pritet të jenë titullar edhe në europian.

Në të majtë të sulmit Arber Hoxha mund të provohet para Seferit, ndërsa të djathtë Asani nuk ka luajtur me klubet dhe mund ta nisë titullar sonte. Në majë të sulmit gjasat janë që ta nisë nga fillimi Mirlind Daku. Pas 4 ditësh po në “Haladash”, kuqezinjtë do kenë si kundërshtar Azerbajxhanin, një skuadër më e fortë sesa rivali i sotëm dhe gjasat janë që në atë sfidë të kemi një prove gjenerale të formacionit të mundshme tip që do përdoret në Europian. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.