Sot Skënderbeu sfidon Partizanin, përballja e parë e “Final Four” në kryeqytet, “demave të kuq” iu mjafton barazimi

Final Four, faza më e rëndësishme e superiores nis sonte me duelin e parë gjysmëfinal. Partizani dhe Skënderbeu do të përplasen në stadiumin

Maj 17, 2024 - 16:00
 0
Sot Skënderbeu sfidon Partizanin, përballja e parë e “Final Four” në kryeqytet, “demave të kuq” iu mjafton barazimi

Final Four, faza më e rëndësishme e superiores nis sonte me duelin e parë gjysmëfinal.

Partizani dhe Skënderbeu do të përplasen në stadiumin kombëtar për të kapur bileten e parë të finales së madhe  ku do të luhet për titullin kampion.

Të kuqtë e mbyllën sezonin e rregullt në vedinn e dytë, por me pikë të barabarta me Egnatian kryesuese.

Ndërsa Skënderbeu ishte padiskurtim surpriza e madhe e fundsezonit pasi parakaloi Tiranën dhe Dinamon në garën për final four.

Kryeqytertasit mund të mjaftohen edhe me një barazim brenda 90 minutave për të kaluar më tej sipas rregullores, ndonëse trajneri Orges Shehi nuk pranon që skuadra të futet në fushë për një barazim.

“Unë mendoj se duket sikur është një ndeshje Kupe. Ke marrë një rezultat të mirë në fushën e kundërshtarit dhe kur kthehesh në ndeshjen e dytë në shtëpi ke dy rezultate. Nuk është se na favorizon shumë por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos ulur dozën e përqëndrimit , vlerësimit dhe motivimit. Në futboll gjithçka ndodh dhe nuk duhet ta mendojmë që edhe me barazim kalojmë në finale. Objektivi ynë i vetëm është që të jemi në finalen e 26 Majit”, tha Shehi.

Për duelin e sotëm gjysmëfinal Shehi e ka grupin e plotë pasi janë rikthyer të gatshëm pas problemee fizike edhe Taipi me Carën.

E njëjta situatë edhe me korcaret të cilët gjithashtu janë të gjithë të gatshëm për trajnertin Gvozdenovic.

Juglindoret ndonëse janë të detyruar të fitojnë, nuk kanë presionin e titullit, dhe ky është një aspekt që mund ti ndihmojë lojtarët të japin më të mirën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.