Sot takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel. Dy liderët do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora […]

Shtator 14, 2023 - 09:05
 0
Sot takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel. Dy liderët do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 9:00.

Pas takimeve bilateraledo të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiçi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.