Sot takimi përbashkues i deputetëve të opozitës i thirrur nga Gazment Bardhi

Ditën e sotme pritet të mbahet takimi përbashkues me deputetët  e koalicionit opozitar të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjitha palëve. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe grupimi i udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë ky i fundit, një ditë më […]

Shtator 5, 2023 - 09:28
 0
Sot takimi përbashkues i deputetëve të opozitës i thirrur nga Gazment Bardhi

Ditën e sotme pritet të mbahet takimi përbashkues me deputetët  e koalicionit opozitar të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjitha palëve. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe grupimi i udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha.

Vetë ky i fundit, një ditë më parë, deklaroi për gazetarët se ftesën e Bardhit e konsiderojnë një hap pozitiv drejt bashkimit të demokratëve.

Ndërsa Bardhi thotë se takimi është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentare dhe për të bërë bashkë të gjithë deputetët e opozitës.

Kurse Lulzim Basha nuk pritet që të marrë pjesë në këtë takim, pasi një ditë më parë ai ka pretenduar se është kryetar partie dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, por këtë të fundit do t’ia delegojë si funksion nënkryetarit të partisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.