Sot, zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës! Votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë

Në katër komunat në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit këtë të diel (21 prill) për të vendosur nëse duan apo jo t’i mbajnë kryetarët komunalë shqiptarë. Qendrat e votimit janë hapur dhe procesi i votimit do të vijojë deri në orën 19:00. […]

Prill 21, 2024 - 09:50
 0
Sot, zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës! Votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë

Në katër komunat në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit këtë të diel (21 prill) për të vendosur nëse duan apo jo t’i mbajnë kryetarët komunalë shqiptarë.

Qendrat e votimit janë hapur dhe procesi i votimit do të vijojë deri në orën 19:00. Sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë 18.796 persona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve në veri që të dalin të votojnë, ndërsa Lista Serbë e ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet.

Pas tensioneve në veri, qeveria e Kosovës pranoi që të bëhej zëvendësimi i kryetarëve aktual sipas ligjit, ku kryetari konsiderohet i shkarkuar vetëm nëse merre 50 % plus një votë më shumë nga qytetarët. Në të kundërt zgjedhjet rezultojnë të pasuksesshme.

Rezultati më pas i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në veri të vendit.

Zgjedhjet e reja në veri u kërkuan nga SHBA dhe BE në mënyrë që situata t’i kthehej normalitetit dhe serbët, që përbëjnë shumicën e popullsisë në këto zona të jenë të përfaqësuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.