Sot zhvillohet testimi me shkrim për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë

Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë. 88

Mars 15, 2024 - 13:45
 0
Sot zhvillohet testimi me shkrim  për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë

Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë.

88 Kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 Drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë.

Aktualisht, në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë.

Javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar.

Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.