Spahiu: Në Kukës s’ka opozitë për bashkinë, PS do fitojë zgjedhjet

Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste. “Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e […]

Gusht 28, 2023 - 20:36
 0
Spahiu: Në Kukës s’ka opozitë për bashkinë, PS do fitojë zgjedhjet

Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.

“Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.

Sipas juristit, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së.

Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.