SPAK, 3 vite hetime për ‘Partizanin’! Gazetari jep detaje: Si funksionoi skema e Malltezit dhe Berishës nga privatizimi, te ndërtimi i kullave

Pas tre vitesh hetimesh, prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja kanë arrestuar Jamarbër Malltezin, dhe ndërtuesin Fatmir Bekteshi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në lidhje me këtë kallëzim është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati zbuloi më shumë detaje nga […]

Tetor 21, 2023 - 21:45
 0
SPAK, 3 vite hetime për ‘Partizanin’! Gazetari jep detaje: Si funksionoi skema e Malltezit dhe Berishës nga privatizimi, te ndërtimi i kullave

Pas tre vitesh hetimesh, prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja kanë arrestuar Jamarbër Malltezin, dhe ndërtuesin Fatmir Bekteshi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në lidhje me këtë kallëzim është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati zbuloi më shumë detaje nga paligjshmëritë dhe përgjegjësitë penale që bien sipas SPAK mbi ish-kryeministrin Berisha.

– Advertisement –

Ferhati theksoi se Malltezi akuzohet se me ndikimin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka shumëfishuar përmes një skeme privatizmi, truallin e vogël që posedonte te ish-kompleksi Partizani.

Ai shtoi se ish-ushtarakët të cilët nuk kanë firmosur privatizmin në favor të Malltezit, janë larguar nga detyra dhe ndaj ky proces ka zgjatur për 4 vite.

Procesi i privatizimit nisi në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 20012.

“Nga hetimet 3-vjeçare është arritur të dilet në një përfundim nga SPAK se është përdorur një skemë për të privatizuar ish-kompleksin sportiv Partizani. Dhe për t’iu ilustruar këtë që them, privatizimi ka nisur në vitin 2008 dhe ka përfunduar 4 vite më vonë, në vitin 2012. Sipas hetimeve të SPAK ka rezultur se zyrtarë të ushtrisë dhe Forcave të Armatosura nuk kanë qenë dakord me këtë privatzim, nuk kanë pranuar të firmosin dhe janë larguar nga detyra. I gjithë ky proces ka kaluar një kalvar të gjatë institucionesh dhe ndaj ka marrë 4 vite të arrijë te privatizimi.

Jamambër Malltezi shfaqet në cilësinë e një personi që ka zotëruar nga trashëgimtarët një pjesë të vogël të truallit dhe më pas kësaj pjese trualli së bashku me ndërtuesin Bekteshi dhe ndikimin e ish-kryeministrit Berisha ka ndërtuar këtë skemë, ku ka përfituar disa apartamente dhe një sipërfaqe të madhe ndërtimi në këtë kompleks. Veprimtaria e paligjshme që është dokumentuar do të bëhet me dije ditën e nesërme nga SPAK”, tha Ferhati.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.