SPAK bllokoi pasuritë e Pëllumb Gjokës/ Ankohet Berisha: Pritën derisa biznesmeni… Malltezit ia sekuestruan brenda orës

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të Pëllumb Gokës, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se për bashkëshortin e vajzës së tij vepruan brenda orës, ndërsa për rastin e biznesmenit vepruan pas tre muajsh. Berisha tha se ka të dhëna sipas të cilit, Pëllumb Gjokës i janë sekuestruar pasuri familjare dhe jo […]

Tetor 27, 2023 - 14:10
 0
SPAK bllokoi pasuritë e Pëllumb Gjokës/ Ankohet Berisha: Pritën derisa biznesmeni… Malltezit ia sekuestruan brenda orës

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të Pëllumb Gokës, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se për bashkëshortin e vajzës së tij vepruan brenda orës, ndërsa për rastin e biznesmenit vepruan pas tre muajsh. Berisha tha se ka të dhëna sipas të cilit, Pëllumb Gjokës i janë sekuestruar pasuri familjare dhe jo strategjike.

“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës, vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë; provat e encrochat, Gjykata franceze i ka shpallur prova të mirëfillta. Kanë kaluar tre muaj dhe vetëm dje u kujtuan që ky problem ekziston. Merreni vesh se çfarë organizate ekziston SPAK.

Disa nga pronat i kanë blerë pasi kanë qenë zyrtar të OKB dhe kanë pasur paga të larta dhe ato ia sekuestruan. Për Gjokën i kujtuan dje ndërsa për të u kujtuan brenda një ore. Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë, se Pëllumb Gjoka është mik i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Gjëja e parë është që Pëllumb Gjokës t’i zbrazen të gjitha llogaritë. Pëllumb Gjokës njoftohem se nuk i janë sekuestruar investimet strategjike. I ka me Edi Ramën investimet strategjike”, tha Berisha.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.