SPAK godet klanet kriminale , 43 urdhër arreste: Në shënjestër vëllezërit Duka, Avdylajt në Shijak dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC zbuloi të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale dhe përfshirjen në to të shumë emrave të njohur të

Maj 17, 2024 - 15:50
 0
SPAK godet klanet kriminale , 43 urdhër arreste: Në shënjestër vëllezërit Duka, Avdylajt në Shijak dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC zbuloi të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale dhe përfshirjen në to të shumë emrave të njohur të botës së krimit. SPAK nisi një operacion të shtrirë në disa qytete për të goditur klanet e fuqishme të lidhura me atentate dhe porositje për vrasje.

Prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, janë ushtruar kontrolle në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin, e Shijak. 43 urdhër arrestet u lëshuan nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa pjesë e hetimeve është edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Deri më tani janë ekzekutuar 9 urdhër arreste, ndërkohë në listë ndoehen emra të njohur të botës së krimit si Leonard dhe Erlis Duka , Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Durim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni si dhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka, për të cilin policia zhvilloi një aksion në Lezhë dhe Shëngjin.

Ndërkohë, në pranga ra Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca. Ai ishte lënë i lire pak dite me pare nga Gjykata e Lezhës pasi ishte arrestuar për kultivim droge. Bashkë me të është arrestuar edhe djali i xhaxhait te deputetit.

Aksioni në Shkodër është finalizuar me kapjen e biznesmenit nga Velipoja, Mir Bruli. Ai është i dyshuar për perfshirje ne veprimtari kriminale. Bruli rezulton të jetë i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Në tiranë, kontrollet u shtrinë në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka, i njohur si rival i Ervis Martinaj.

Në Larushk të Fushë-Krujës agjentët hynë në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli I Posacëm për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Edhe në Vlorë janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë. Deri më tani mësohet se janë verifikuar dy shtëpi, por nuk janë gjetur personat për të cilët ishte dhënë masa e arrestit.

Forcat e Policisë së Shtetit, të mbështetura nga RENEA dhe FNSH zbarkuan gjithashtu në banesat e anëtarëve të fisit Avdylaj në Shijak . Astrit Avdylaj, I njohur me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj./Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.