SPAK i bllokoi telefonat/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin, Elton Qyno!
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit, Elton Qyno. Avokati Dorian Matlija thotë se gjykata ka marrë një vendim në kundërshtim me standardet e vendosura nga gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut. Matlija tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, ndërsa do të kërkohet procedim disiplinor për dy gjyqtarët e Gjykatës […]
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit, Elton Qyno.
Avokati Dorian Matlija thotë se gjykata ka marrë një vendim në kundërshtim me standardet e vendosura nga gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.
Matlija tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, ndërsa do të kërkohet procedim disiplinor për dy gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe Apelit, që firmosën këtë vendim.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje…”, dhe vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
What's Your Reaction?