SPAK kërkoi marrje në pyetje Shkëlzen Berishës, reagon për herë të parë ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot për herë të parë pasi SPAK-u kërkoi që djali i tij, Shkëlzeni të jetë një nga 71 personat që duhet të pyetet për gjyqin në themel për dosjen Gërdeci. Sali Berisha tha se nëse thirret, djali të shkojë dhe të përgjigjet, por theksoi se edhe 100 vite po të hetohet […]

Shtator 22, 2023 - 14:40
 0
SPAK kërkoi marrje në pyetje Shkëlzen Berishës, reagon për herë të parë ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot për herë të parë pasi SPAK-u kërkoi që djali i tij, Shkëlzeni të jetë një nga 71 personat që duhet të pyetet për gjyqin në themel për dosjen Gërdeci.

Sali Berisha tha se nëse thirret, djali të shkojë dhe të përgjigjet, por theksoi se edhe 100 vite po të hetohet nuk do të gjejnë asnjë lidhje.

“Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”, tha ish-kryeministri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.