SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjatë dhënies së pretencës, SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kreun e Bashkisë Bulziqë. Ai së bashku me ish-zyrtarë të kësaj bashkie dhe biznesmenë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre” për procedurën e tenderit të ujësjellësit të qytetit me vlerë rreth 3 milionë Euro. Në bazë të […]

Dhjetor 15, 2023 - 10:53
 0
SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjatë dhënies së pretencës, SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kreun e Bashkisë Bulziqë.

Ai së bashku me ish-zyrtarë të kësaj bashkie dhe biznesmenë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre” për procedurën e tenderit të ujësjellësit të qytetit me vlerë rreth 3 milionë Euro.

Në bazë të hetimeve të SPAK, rezulton e provuar se është shkelur ligji i prokurime publike për tenderin me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ”, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”.

Për këtë tender janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k. Prokuroria bën me dije se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata.

Sipas SPAK, janë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit, por edhe gjatë fazës së zbatimit të punimeve sepse punimet janë kryer nga kompania e Aqif Koneshës, i cili nuk është shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkuruar, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore.

Po ashtu, rezulton se dy komapanitë fituese të kenë nënkontraktuar Koneshën për të kryer punimet. Gjatë hetimeve të SPAK, u provua se nga kompania e shpallur fituese e tenderit ishin kryer pagesa monetare në favor të të hetuarit Isaku, që kishte cilësinë e anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik në këtë procedurë.

SPAK thekson se Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që punimet të bëhen de facto nga shoqëria e të hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve. Kompania e Koneshës nuk ka pasur licensat e nevojshme për kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.