SPAK kërkon arrestin, Berisha përfundon në burg nëse nuk i bindet vendimit të gjykatës
Gjykata e Posaçme shtyu për ditën e nesërme seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një lidhje “live” në edicionin e lajmeve me Frida Mavriqin, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tha se seanca u shty për nesër në orën 11:00. Cene bëri me dije se përfaqësuesit e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, teksa […]
Gjykata e Posaçme shtyu për ditën e nesërme seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një lidhje “live” në edicionin e lajmeve me Frida Mavriqin, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tha se seanca u shty për nesër në orën 11:00.
Cene bëri me dije se përfaqësuesit e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, teksa gjithashtu kërkuan prova që Berisha ka tentuar të largohet apo të ndikojë në vërtetësisë e provave.
SPAK ka kërkuar për Berishën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe nëse gjykata e pranon kërkesën dhe ish-kryeministri nuk e zbaton, ai mund të përfundojë pas hekurave.
“Prokuroria do të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit që ia përcjellë Policisë së Shtetit dhe kjo e fundit bën zbatimin e masës dhe ia komunikon Berishës. Në rastin që ai nuk e respekton edhe njëherë masën atëherë ai mund të përfundojë në qeli”, tha Cene.
/a.r
What's Your Reaction?