SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, akuza për korrupsion dhe fshehje pasurie

Ish-gjyqtari Ilir Pashaj do të përballet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për akuzat e korrupsionit pasiv dhe fshehjes së pasurisë. Në mbyllje të hetimeve për akuzat, prokurorët e SPAK-ut kërkuan edhe sekuestrimin e një apartamenti dhe automjeti në pronësi të ish-gjyqtarit. Organi i akuzës pretendon se pasuritë nuk […]

Mars 25, 2024 - 10:20
 0
SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, akuza për korrupsion dhe fshehje pasurie

Ish-gjyqtari Ilir Pashaj do të përballet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për akuzat e korrupsionit pasiv dhe fshehjes së pasurisë.

Në mbyllje të hetimeve për akuzat, prokurorët e SPAK-ut kërkuan edhe sekuestrimin e një apartamenti dhe automjeti në pronësi të ish-gjyqtarit. Organi i akuzës pretendon se pasuritë nuk ishin deklaruar, por ishin regjistruar në emër të kunatit dhe vjehrrit.

Pashaj, sipas SPAK-ut, rezulton i përfshirë në një aferë korruptive me gjyqtaren Zamira Vyshka.

Nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se i pandehuri Ilir Pashaj, gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka përfituar në mënyrë të parregullt pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit, vepër penale e cila është vërtetuar si e konsumuar të paktën në një rast dhe konkretisht në rastin që lidhet me  vendimin gjyqësor nr.343, datë 29.7.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me objekt ‘Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutive, vendimet nr.255, dhe nr.256, datë 29.6.2009, dhe nr. 244, datë 26.6.2009, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave’.

I pandehuri Ilir Pashaj, për shkak të funksionit të tij si gjyqtar, nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike të viteve 2015, 2016, dhe atë pas largimit nga funksioni, një automjet i targuar me targë AA……JM, duke fshehur në këtë mënyrë këtë pasuri të luajtshme. Gjithashtu ky i pandehur nuk ka pasqyruar në këto deklarata as pasurinë e paluajtshme të përfituar në emër të vjehrrit të tij Sh. B.. Gjyqtari Ilir Pashaj edhe pse është i njohur me detyrimin ligjor për të deklaruar gjithë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, me dashje direkte i ka fshehur ato duke i regjistruar në emër të personave të tjerë të afërm të tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

I pandehuri Ilir Pashaj, është kujdesur që përfitimet e parregullta të përfituara për shkak të detyrës së tij si gjyqtar t‘i maskojë në emër të të tjerëve (vjehrrit dhe kunatit), duke fshehur pronarin dhe burimin e vërtetë të këtyre pasurive, konsumuar në këtë mënyrë edhe elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas me anë të të transferimit të pasurisë që është objekt përfitimi të parregullt tek të afërmit e tij, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme të këtyre pasurive, ka konsumuar elementët e pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 germa “a” e Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.92, datë 07.02.2024, ka vendosur sekuestron preventive mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament, me sipërfaqe 105.2 m2, me vendndodhje në Elbasan (në pronësi të shtetasit Sh. B. por që dyshohet se i përket të pandehurit Ilir Pashaj dhe që përbën produkt të veprës penale). Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan,” njoftoi SPAK.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.