SPAK sekuestroi 41 milionë euro/ Hoxha: E papërfillshme për nivelin e krimit në vend

Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar raportin vjetor të SPAK-ut. Në raportin e paraqitur nga kryeprokurori Altin Dumani, bëhet fjalë për 41 milionë eruo të sekuestruara nga hetimet. Sipas Hoxhës, kjo shumë e sekuestruar është një hap i mirë përpara , por është […]

Prill 6, 2024 - 15:25
 0
SPAK sekuestroi 41 milionë euro/ Hoxha: E papërfillshme për nivelin e krimit në vend

Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar raportin vjetor të SPAK-ut. Në raportin e paraqitur nga kryeprokurori Altin Dumani, bëhet fjalë për 41 milionë eruo të sekuestruara nga hetimet.

Sipas Hoxhës, kjo shumë e sekuestruar është një hap i mirë përpara , por është shumë e ulët në krahasim me nivelin e korrupsionit në vend.

“Motoja është ndiq paranë, ata u përpoqën të dëshmonin se kishin sekuestruar diku te 41 milionë euro. Në fakt me nivelin që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, është një shumë ende e papërfillshme.

Megjithatë është një hap i mirë përpara. 41 milionë asete dhe para, ne po shikoje  se hetimet e SPAK-ut drejtohen rreth konfiskimit të aseteve dhe të shumave të parave. Ideja është t’i kthehen qytetarëve paratë e grabitura”,-tha Artan Hoxha./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.