SPAK shtyn marrjen në pyetje për Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën
SPAK ka shtyrë për javën e ardhshme marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Prokuroria e Posaçme kishte parashikuar që sot të pyetej Malltezi, ndërsa të enjten Sali Berisha. Të dy ishin njoftuar nga SPAK për t’u marrë në pyetje, por avokatët e palëve kërkuan shtyrjen për shkak të […]
SPAK ka shtyrë për javën e ardhshme marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Prokuroria e Posaçme kishte parashikuar që sot të pyetej Malltezi, ndërsa të enjten Sali Berisha.
Të dy ishin njoftuar nga SPAK për t’u marrë në pyetje, por avokatët e palëve kërkuan shtyrjen për shkak të angazhimeve.
Kërkesat e tyre u pranuan nga ana e SPAK dhe marrja në pyetje do të bëhet javën e ardhshme.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Të dy janë me masë sigurie “arrest shtëpie”.
/a.r
What's Your Reaction?