SPAK-u u ka prishur përfundimisht qetësinë
Nga Artur Ajazi SPAK-u, u ka prishur përfundimisht qetësinë politikanëve, ligjvënësve, drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të shtetit. Ish-zyrtarë, ish-pushtetarë, apo dhe ata aktualë, nga qendra deri në bazë, nuk po ndjehen të qetë. Po ndodh ajo që pritej. SPAK-u, nuk ka ndërmend të ndalet. E kontrollon Edi Rama ? Kjo është teza më idioteske […]
Nga Artur Ajazi
SPAK-u, u ka prishur përfundimisht qetësinë politikanëve, ligjvënësve, drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të shtetit. Ish-zyrtarë, ish-pushtetarë, apo dhe ata aktualë, nga qendra deri në bazë, nuk po ndjehen të qetë. Po ndodh ajo që pritej. SPAK-u, nuk ka ndërmend të ndalet. E kontrollon Edi Rama ? Kjo është teza më idioteske e opozitarëve pa parti. Struktura më e specializuar e hetimit, nuk kontrollohet aspak nga Edi Rama. Atë e kontrollon vetëm zbatimi i ligjit. Duhej të vinte, dhe erdhi. Kishte politikanë që e lëvduan, e ngritën në qiell, kurse sot e urrejnë, e akuzojnë, e etiketojnë banalshëm, pasi u ka prishur qetësinë, u ka ngritur mëndjen e kokës, pasi mund t’u “fluturojnë” milionat në banka, pallatet, vilat, resortet, tokat, që kanë siguruar “me djersën e ballit”. SPAK-u, po shtrihet kudo.
Në ministri, në Parlament, në bashkitë dhe institucionet ligjzbatuese. Kudo ka SPAK, kudo ndjehet prania dhe hija e tij. Normalisht në asnjë vend demokratik, nuk ndodh të lakohet dhe përgojohet kaq shumë një strukturë hetimore e posaçme. Por në Shqipëri, ndodhin çudira, habira, fenomene dhe gjëra të paimagjinuara nga askush në botën e kulturuar perëndimore. Ende në Shqipëri, klasa politike, ka mendësi lindore, bolshevike. Sulmon hetuesit, prokurorët, policët, gjyqtarët, avokatët, noterët, edhe kur ata janë duke zbatuar ligjet.
Vetëm në Shqipëri ndodh që, një ish-minister, ish-kryeminister apo deputet i kapur “gafil” me shkelje ligjore, vjedhje dhe afera të tjera të pista, ti hyjë me “libër shtepie” prokurorit të SPAK-ut, gjyqtarit të GJKKO-së, ti sulet policisë, dhe kujdo tjetër, kur e sheh se ligji po i ngushton “lakun” atij. E thënë shkurt, SPAK-u, lindi si strukturë e “shëndetshme” e drejtësisë së re, dhe po vazhdon të rritet e tillë, falë mbështetjes amerikane dhe europiane.
Patjetër tek ne, duhet një mbështetje e tillë, të ecësh përpara, të guxosh ntë hetosh ministra dhe ish-ministra, ish-pushtetarë me “peshë” apo dhe grupe kriminale, ndryshe vihesh nën sulme të papara prej tyre. Qetësia e prishur e një pjese të klasës politike, ka gjasa të ndryshojë gjithçka për mirë, në fund të hetimeve dhe vendime gjyqsore. Politika në Shqipëri, mbetet gjithmonë e akuzuar, por deri sot asnjëherë e kryqezuar nga ligji.
What's Your Reaction?