Spaleti në “hall” para Shqipërisë, pas Barelës edhe dy mesfushorë të tjerë nuk stërviten

Kombëtares shqiptare duket se po i buzëqesh fati, pasi situata në kampin axurr duket mjaft e rëndë sa i përket gjendjes fizike të

Qeshor 11, 2024 - 18:05
 0
Spaleti në “hall” para Shqipërisë, pas Barelës edhe dy mesfushorë të tjerë nuk stërviten

Kombëtares shqiptare duket se po i buzëqesh fati, pasi situata në kampin axurr duket mjaft e rëndë sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve.

Italia e Luçiano Spaletit po has vështirësi në mesfushë, pas Ballerës që tashmë është zyrtare që nuk do të jetë në fushë përballë kuqezinjve, edhe dy mesfushorë të tjerë nuk janë stërvitur gjatë ditës së sotme.

Nikola Faxholi dhe Davide Fratezi nuk janë stërvitur ditën e sotme me ekipin, duke sjellë probleme për Spaletin.

Në rast se edhe Faxholi dhe Fratezi nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë me Shqipërinë, atëherë Spaletit i duhet të rimendojë edhe njëherë 11 titullarët.

Nga ana tjetër edhe Silvinjos i duhet nëj plan B për t’i bërë ballë Italisë, por pse jo të rimendojë edhe për të shfrytëzuar hapësirat që do t’i krijohen nga këto mungesa.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.