Spikeri i radios qëllohet për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë
Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po performonte drejtpërdrejt. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase. Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi […]
Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po performonte drejtpërdrejt. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase.
Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi atë.
Sipas mediave të huaja, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim.
Gruaja e DJ e dërgoi atë në spital menjëherë pas incidentit, por mjekët konstatuan vdekjen pas mbërritjes, pasi nuk iu kishte rezistuar plagëve të marra.
Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios me fjalët më të forta dhe postoi në X se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë.
“Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbeu gjithashtu si stacion radio”, tha sindikata e gazetarëve.
Filipinet janë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, thotë Freedom House me qendër në SHBA.
/a.r
What's Your Reaction?