Spiunazhi i Putinit në alarm: NATO po stërvitet për sulme bërthamore

Agjencia ruse e inteligjencës pretendon se NATO po përgatitet për sulme bërthamore kundër territorit të Federatës. Vladimir Kulishov, kryespiun i Moskës që drejton FSB-në, tha për median Ria Novosti se ka parë lëvizje të shtuara të aleancës perëndimore pranë kufirit rus. “Aktivitetet e inteligjencës së NATO-s po shtohen në afërsi të kufirit rus. Intensiteti i […]

Maj 28, 2024 - 11:55
 0
Spiunazhi i Putinit në alarm: NATO po stërvitet për sulme bërthamore

Agjencia ruse e inteligjencës pretendon se NATO po përgatitet për sulme bërthamore kundër territorit të Federatës. Vladimir Kulishov, kryespiun i Moskës që drejton FSB-në, tha për median Ria Novosti se ka parë lëvizje të shtuara të aleancës perëndimore pranë kufirit rus.

“Aktivitetet e inteligjencës së NATO-s po shtohen në afërsi të kufirit rus. Intensiteti i stërvitjeve po rritet, po shqyrtohen skenarë me operacione kundër Federatës, përfshirë sulme bërthamore.”

Kjo vjen në një kohë kur mediat ndërkombëtare raportojnë se Ukraina po kalon periudhën më të vështirë të saj që nga nisja e luftës apo tentativës për pushtim nga Rusia.

BBC shkruan se civilët tashmë kanë frikë për jetën e tyre pas shënjestrimit nga ushtria e Putinit të një qendre tregtare në Kharkiv apo zonave të tjera të banuara, me forcat e Kievit që duken të lodhura në rezistencën e tyre.

Faktor që ka demoralizuar ukrainasit është dhe vonesa e madhe në dorëzimin e armëve. Në këtë periudhë të vështirë, Ukraina saktëson se është ende në diskutim me Francën për të marrë instruktorë ushtarakë që do të trajnojnë trupat për të përdorur armë apo për të mësuar taktika të reja beteje.

I njëjti diskutim po bëhet edhe me disa vende të tjera të NATO-s, teksa Polonia nuk përjashton mundësinë e dërgimit të ushtarëve në territorin e Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenski gjatë vizitës së tij në Belgjikë, firmosi me kryeministrin Aleksandër de Kroo, paktin e sigurisë. Brukseli zotohet që të dërgojë në Kiev avionët e parë F-16 deri në vitin 2028. Shefi i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, thotë se është e ligjshme heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore nga ana e Kievit.

Holanda aktualisht po shqyrton një nismë për dorëzimin e shpejtë të një sistemi Patriot në Ukrainë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.