“Spiunët nuk tregohen”, identifikohen bashkëpunëtorët e Sigurimit, por klasifikohen sekret shtetëror

Kishin marrë një certifikatë pastërtie, por Autoritetit të Dosjeve iu ka rezultuar e njollosur. Janë identifikuar 9 raste të zyrtarëve shtetërorë që nuk kanë deklaruar lidhjet e tyre me ish-sigurimin e shtetit. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, Autoriteti shprehet se gjatë viteve 2017-2022 nuk ka mundur të verifikojë 17 subjekte për shkak se […]

Prill 8, 2024 - 15:25
 0
“Spiunët nuk tregohen”, identifikohen bashkëpunëtorët e Sigurimit, por klasifikohen sekret shtetëror

Kishin marrë një certifikatë pastërtie, por Autoritetit të Dosjeve iu ka rezultuar e njollosur. Janë identifikuar 9 raste të zyrtarëve shtetërorë që nuk kanë deklaruar lidhjet e tyre me ish-sigurimin e shtetit.

Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, Autoriteti shprehet se gjatë viteve 2017-2022 nuk ka mundur të verifikojë 17 subjekte për shkak se kishin mbrojtje ligjore, por rastësisht kishin konstatuar se një pjesë e tyre kishin pasur lidhje me ish-sigurimin e shtetit.

“Nga 55 rastet në total, gjatë viteve 2017-2022, janë marrë 17 vendime për mosadministrimin e kërkesës për verifikim, sepse disponohej certifikata autentike e pastërtisë nga institucionet përgjegjëse, komisionet Mezini dhe Bezhani, pra Autoriteti, nuk mund të kryente verifikim, kur ishte dhënë certifikata e pastërtisë.”

Por ndër to, në 9 raste të konstatuara përmes proceseve paralele ose 16.3% e tyre, u gjetën rastësisht, të dhëna që e lidhnin figurën e zyrtarit me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Mburoja ligjore që kishin këta subjekte ra në vitin 2022, kur Kuvendi hodhi poshtë çertifikatat e pastërtisë së figurës nga dy ish-komisionet e famshme Mezini e Bezhani.

Por, përsëri publiku nuk do ta mësojë identitetin e tyre. Autoriteti zgjodhi që gjetjen nga riverifikimi të mos i bëjë publike.

“Grupi i Punës ka hartuar raportin përmbledhës me 62 faqe, me nivel klasifikimi, ku është identifikuar dhe pasqyruar informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga dokumentacioni arkivor i krijuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse, të përfshira në procesin e kontrollit të figurës të subjekteve të verifikuara.”

Raporti është miratuar me Vendimin nr. 3, datë 20.06.2023 të Autoritetit. Kopje e raportit është dërguar pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshimet në ligj për verifikimin e atyre me çertifikatat e Komisioneve Mezini dhe Bezhni erdhën pasi Autroriteti njoftoi Kuvendin se kishte gjetur emrin e Ilir Metës në dokumentat e sigurimit të shtetit.

Por e vërteta e atij lajmi që u mësua sapo Meta dorëzoi çelësat e presidencës edhe pse tronditi institucionet dhe politikën mbeti e pazbardhur plotësisht, ndërsa Autoriteti i Dosjeve dhe ish-kreu i shtetit, sot kryetar i partisë së Lirisë, vijojnë të jenë në një proces gjyqësor. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.