Starton ndeshja Moldavi-Shqipëri, kuqezinjtë hyjnë për fitore për të garantuar vendin e parë

Nis ndeshja mes Moldavize dhe Shqiperise, e cila do te dergoje kuqezinjte direkt ne vendin e pare ne eleminatoret e euro 2024 ne Gjermani. Topi i pare shkelmohet nga ekipi moldav. Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit […]

Nëntor 17, 2023 - 18:06
 0
Starton ndeshja Moldavi-Shqipëri, kuqezinjtë hyjnë për fitore për të garantuar vendin e parë

Nis ndeshja mes Moldavize dhe Shqiperise, e cila do te dergoje kuqezinjte direkt ne vendin e pare ne eleminatoret e euro 2024 ne Gjermani.

Topi i pare shkelmohet nga ekipi moldav.

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjishitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

Formacioni I Shqiperise

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Formacioni:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.