Statistikat/ Polonia kryeson kundër Shqipërisë, por FSHF kujton 2 golat e 1984

Polonia pa frikë mund të cilësohet si “macja e zezë” e Shqipërisë në futboll. Kombëtarja evropiane na ka mposhtur 10 herë, teksa bilancet me polakët janë negative për kuqezinjtë. Nëse i hedhim një sy përballjeve mes dy skuadrave, bilancet janë dukshëm në favor të Polonisë. 14 herë janë përballur skuadrat në histori, teksa Shqipëria ka […]

Shtator 10, 2023 - 17:00
Shtator 10, 2023 - 17:07
 0
Statistikat/ Polonia kryeson kundër Shqipërisë, por FSHF kujton 2 golat e 1984

Polonia pa frikë mund të cilësohet si “macja e zezë” e Shqipërisë në futboll. Kombëtarja evropiane na ka mposhtur 10 herë, teksa bilancet me polakët janë negative për kuqezinjtë.

Nëse i hedhim një sy përballjeve mes dy skuadrave, bilancet janë dukshëm në favor të Polonisë. 14 herë janë përballur skuadrat në histori, teksa Shqipëria ka marrë vetëm një fitore, ka barazuar tre herë dhe ka humbur dhjetë herë me Poloninë.

Në ditën e ndeshjes kundër skuadrës së Fernando Santos, FSHF është rikthyer në 31 tetorin e 1984, kur Polonia dhe Shqipëria barazonin 2-2 në stadiumin “Stali” në Mielec. Për grupin 1 kualifikues të Kupës së Botës, kuqezinjtë shënonin me Bedri Omurin dhe Agustin Kolën dy gola të bukur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.