“Sterilizimi”, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, këtë të premte. Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në

Dhjetor 1, 2023 - 15:56
 0
“Sterilizimi”, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, këtë të premte. Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK, pas caktimit të masës “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme.

 

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre për tenderin e sterilizimit.  Në lidhje me këtë dosje, SPAK në gusht të këtij viti dha edhe 8 masa të tjera, ku në mesin e tyre ishte ajo e arrestit të ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ish-zëvendësministri akuzohet për “falsifikimi të dokumenteve” dhe “shpërdorimi detyrës”, ndërsa biznesmeni Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.