“Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj merr në SPAK USB-në me të gjithë fashikujt e dosjes hetimore

Ish-ministri Ilir Beqaj mori sot në mënyrë elektronike, nëpërmjet një USB-je të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij. SPAK zbatoi vendimin e GJKKO-së, që një javë më parë e urdhëroi t’i vendosë aktet elektronikisht Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë. Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më […]

Prill 23, 2024 - 15:30
 0
“Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj merr në SPAK USB-në me të gjithë fashikujt e dosjes hetimore

Ish-ministri Ilir Beqaj mori sot në mënyrë elektronike, nëpërmjet një USB-je të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij.

SPAK zbatoi vendimin e GJKKO-së, që një javë më parë e urdhëroi t’i vendosë aktet elektronikisht Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë.

Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.