Stevo Pendarovski do të jetë kandidat për president në Maqedoninë e Veriut

Kongresi i LSDM-së i mbajtur ditën e djeshme, vendosi që Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i tyre për president. Për të parin

Mars 4, 2024 - 09:15
 0
Stevo Pendarovski do të jetë kandidat për president në Maqedoninë e Veriut

Kongresi i LSDM-së i mbajtur ditën e djeshme, vendosi që Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i tyre për president.

Për të parin e shtetit në garë do të jenë edhe Bujar Osmani, Arben Taravari, Maksim Dimitrievski, Gordana Siljanovska Davkova.

Pendarovski më herët, kur njoftoi se do të hyjë në garë për mandatin e dytë, tha se pesë vitet e fundit kanë treguar se presidenti mund të jetë i pavarur nga çdo qendër e fuqisë politike apo ekonomike në vend, përfshirë edhe ata që e kanë mbështetur në zgjedhje.

Sipas tij, ai ka mandat pas tij pa asnjë gabim strategjik, afera korrupsioni, rast nepotizmi apo konflikti interesi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.