Stoltenberg i bën thirrje Turqisë të ratifikojë pranimin e Suedisë: Ata e mbajtën premtimin!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Suedia i mbajti premtimet e saj dhe tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit” të këtij vendi, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Në të njëjtën intervistë, shefi i NATO-s bëri thirrje gjithashtu për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili do të përfundojë të martën.
“Unë po bëj thirrje për një zgjatje të armëpushimit, e cila do të lejojë që të ofrohet më shumë ndihmë për popullatat në nevojë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera,” tha Stoltenberg.
Më herët, Ankaraja njoftoi se ratifikimi i kërkesës së vendit nordik nga parlamenti turk nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme. Shtyrja e votimit u justifikua nga komisioni i punëve të jashtme me nevojën për shqyrtime të mëtejshme. Shpresat ishin që pranimi i Suedisë të ndodhte në takimin që ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillojnë në Bruksel në 28 dhe 29 nëntor.
What's Your Reaction?