Stoltenberg: Nuk është vonë që Ukraina të fitojë luftën

“Nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë” luftën kundër Rusisë, me kusht që Perëndimi të mbajë premtimet e tij për ta furnizuar atë

Prill 25, 2024 - 21:50
 0
Stoltenberg: Nuk është vonë që Ukraina të fitojë luftën

“Nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë” luftën kundër Rusisë, me kusht që Perëndimi të mbajë premtimet e tij për ta furnizuar atë me më shumë armë, tha sot kreu i NATO-s.

“Në muajt e fundit, aleatët e NATO-s nuk kanë ofruar mbështetjen” që kishin premtuar, tha Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi në një ceremoni çmimesh në Berlin për marrëdhëniet transatlantike.

“Por nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë, pasi mbështetja më e fortë është në rrugë e sipër”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Tani është përgjegjësia jonë që t’i mbajnë zotimet dhe të dërgojmë armë e municionie”, theksoi ai.

Stoltenberg, megjithatë, përshëndeti miratimin nga Kongresi amerikan të paketës kryesore të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila arrin në më shumë se  60 miliardë dollarë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.