Stoltenberg: Rusia e ka humbur Ukrainën përgjithmonë

Rusia e ka humbur Ukrainën përgjithmonë për shkak të luftës dhe nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e saj, pavarësisht

Dhjetor 22, 2023 - 14:51
 0
Stoltenberg: Rusia e ka humbur Ukrainën përgjithmonë

Rusia e ka humbur Ukrainën përgjithmonë për shkak të luftës dhe nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e saj, pavarësisht përpjekjeve masive ushtarake që ka bërë që kur pushtoi vendin shkurtin e kaluar, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg .

“I gjithë qëllimi i këtij pushtimi ishte të parandalonte Ukrainën të lëvizte drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ukraina është tani më afër se kurrë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Kjo është një humbje e madhe strategjike për Rusinë”, vuri në dukje ai.

“Presidenti Putin e ka humbur Ukrainën përgjithmonë”, shtoi ai, duke iu referuar faktit se Rusia e ka konsideruar Ukrainën pjesë të sferës së saj të influencës për dekada.

Ish-kryeministri i Norvegjisë shprehu gjithashtu besimin se Ukraina do të arrijë përfundimisht qëllimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe vuri në dukje se Rusia po paguan një çmim jashtëzakonisht të lartë për luftën e saj.

“Rusia ka humbur qindra avionë, mijëra tanke dhe ka 300,000 viktima. Ekonomia e tyre është më e dobët. Politikisht, ata janë më të izoluar”, shtoi ai.

“Inflacioni është rritur, standardi i jetesës është ulur”, vazhdoi Stoltenberg.

Por Stoltenberg paralajmëroi se bota nuk duhet të llogarisë në një fund të shpejtë të luftës, duke thënë se ai nuk kishte asnjë tregues se Putini do të ndryshonte kursin, edhe pas rizgjedhjes së tij të pritshme në presidencën ruse më 17 mars. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.