Stoltenberg: SHBA t’i dërgojë Ukrainës atë që i ka premtuar

SHBA duhet t’i japë Ukrainës atë që ka premtuar, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Konferenca e Sigurisë në

Shkurt 17, 2024 - 12:58
 0
Stoltenberg: SHBA t’i dërgojë Ukrainës atë që i ka premtuar

SHBA duhet t’i japë Ukrainës atë që ka premtuar, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një kohë kur ndihma amerikane për Kievin është bllokuar në Kongres.

“Është jetike dhe urgjente që SHBA të vendosë për një sërë masash për Ukrainën, sepse ajo ka nevojë për këtë mbështetje”, nënvizoi Stoltenberg.

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg vlerësoi se diskutimet për mundësinë që Evropa të marrë armët e veta bërthamore, pavarësisht nga SHBA-ja, nuk ndihmojnë, pasi ato thjesht do të nxjerrin në plan të dytë NATO-n në një kohë kur aleanca ka vërtet nevojë për një mburojë të besueshme.

Politikanët gjermanë kanë folur javët e fundit për mundësinë që Evropa të zhvillojë armët e veta bërthamore në mënyrë që të jetë më pak e varur nga SHBA për mbrojtjen e saj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.