Stresi sfidon Cllevion: Të premtoj se do vij të takoj! Ta bëjmë si burrat, vetëm unë dhe ti

Përplasjet mes personazheve të muzikes në vendin tonë dhe jo vetëm janë të shpeshta. Në shumë raste, kjo është një mënyrë që këngëtarët, kryesisht të muzikës hip-pop të jenë të pranishëm në media dhe të bëhen viralë në rrjetet sociale edhe përmes këtyre formave. Rasti i fundit është përplasja në distancë mes Stresit dhe Cllevios, […]

Gusht 24, 2023 - 14:38
 0
Stresi sfidon Cllevion: Të premtoj se do vij të takoj! Ta bëjmë si burrat, vetëm unë dhe ti

Përplasjet mes personazheve të muzikes në vendin tonë dhe jo vetëm janë të shpeshta.

Në shumë raste, kjo është një mënyrë që këngëtarët, kryesisht të muzikës hip-pop të jenë të pranishëm në media dhe të bëhen viralë në rrjetet sociale edhe përmes këtyre formave.

Rasti i fundit është përplasja në distancë mes Stresit dhe Cllevios, dikur miq më njeri-tjetrin, sot kundërshtare.

Qëndrimet e forta të Kleviol Ahmetajt ( Cllevio Serbiano) deri në ofendime ndaj Stresit dhe familjes së tij kanë bërë që këngëtari tropojon të reagojë në rrjetet sociale.

Arkimed Lushaj sfidon Cllevion dhe i kërkon të takohen për të zgjidhur problmet mes tyre.

Postimi i plotë i Stresit:

“I kërkoj falje familjes time që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme.

E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot është familja.

Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.

Ti more karkalec njeriu më i urryer në Shqipëri më thuaj ku je dhe të premtoj se do vij të takoj, t’i lëmë familjet jashtë.

Si burrat veç unë e ti?”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.