Struga pa stadium të licensuar në Maqedoninë e Veriut, UEFA i sjell në ‘Elbasan Arena’

Struga e drejtur nga trajneri Shpëtim Duro për herë të parë në histori siguroi fazën ‘play-of’ të një kompeticioni europian dhe më konkretisht në Conference League. Megjithatë ndeshjen pritëse kundër islandezëve të Breidablik nuk do ta luajë në stadiumin e saj në Strumicë, pasi nuk i plotëson kriteret. Për këtë arsye në bashkpunim me UEFA-n, […]

Gusht 18, 2023 - 14:27
 0
Struga pa stadium të licensuar në Maqedoninë e Veriut, UEFA i sjell në ‘Elbasan Arena’

Struga e drejtur nga trajneri Shpëtim Duro për herë të parë në histori siguroi fazën ‘play-of’ të një kompeticioni europian dhe më konkretisht në Conference League. Megjithatë ndeshjen pritëse kundër islandezëve të Breidablik nuk do ta luajë në stadiumin e saj në Strumicë, pasi nuk i plotëson kriteret.

Për këtë arsye në bashkpunim me UEFA-n, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Maqedonisë, është vendosur që më 24 gusht ndeshja e parë e turit ‘play-of’ të luhet në ‘Elbasan Arena’.

Gjithsesi kjo nuk do jetë ndeshja e vetme ‘play-of’ e Conference League që do luhet në ‘Elbasan Arena’. Kjo pasi më 31 gusht Partizani kampion i Shqipërisë do të presë po në Elbasan Astanën për ndeshjen e kthimit./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.