Studentët e Mjekësisë e nisin vitin akademik me protesta: Gati për betejën në Kushtetuese

“Edhe ky vit akademik ka nisur me bojkot, këtë herë jo nga pedagoget. Janë studentët e mjekësisë ata që kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë tre deri në pesë vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve bachelor.” Studentët e mjekësisë kanë deklaruar se nuk do të ulen në auditorë deri në anulimin e ligjit. […]

Tetor 2, 2023 - 12:50
 0
Studentët e Mjekësisë e nisin vitin akademik me protesta: Gati për betejën në Kushtetuese

“Edhe ky vit akademik ka nisur me bojkot, këtë herë jo nga pedagoget. Janë studentët e mjekësisë ata që kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë tre deri në pesë vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve bachelor.”

Studentët e mjekësisë kanë deklaruar se nuk do të ulen në auditorë deri në anulimin e ligjit.

“Nuk ka kompromis, ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit derisa të jetë e nevojshme. Padia për ta çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese është gati.

Protesta e të rinjve vazhdoi drejt dekanatit të mjekësisë, me një marshim paqësor.

Sakaq, në universitetet e tjera të kryeqytetit, dita e parë ka vijuar normalisht.

“Jemi prezantuar me orarin, pedagogët dhe auditorët, çdo gjë në rregull.”

Në të gjithë vendin, janë rreth 121 mijë studentë që nisën vitin e ri akademik këtë të hënë./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.