Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin pa afat, kërkojnë anulimin e ligjit për diplomat

Studentët e Mjekësisë nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi dhe as pranojnë të hyjnë në auditore.  Java e parë e vitit akademik është mbyllur me bojkot. Studentët e viteve të dyta deri të gjashta janë mbledhur sërish para fakultetit. Ata kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 2 deri  3 vite në Shqipëri […]

Tetor 6, 2023 - 16:55
 0
Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin pa afat, kërkojnë anulimin e ligjit për diplomat

Studentët e Mjekësisë nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi dhe as pranojnë të hyjnë në auditore.  Java e parë e vitit akademik është mbyllur me bojkot. Studentët e viteve të dyta deri të gjashta janë mbledhur sërish para fakultetit.

Ata kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 2 deri  3 vite në Shqipëri pas shkollës ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve për vitet e mbetura. Studentët thonë sedo të vijojnë bojkotin pa afat nëse nuk hiqet  kontrata  detyruese.

Mes të rinjve  të  viteve më të larta kishte dhe student që rishtaz kanë hyrë në mjekësi. Edhe pse e dinin dhe e pranuan kushtin që për të qenë student në Mjekësi duhet të punosh 5vjet në atdhe pas shkollës ata ju janë bashkuar më të rriturve.

Të rinjtë e mjekësisë kanë deklaruar vijimin e bojkotit pa afat edhe pse nga ministria e Arsimit nuk është dhënë asnjë sinjal për tërheqje nga vendim i marrë./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.