Studenti rus burgoset pasi e riemërtoi rrjetin e tij Wi-Fi ‘Slava Ukraine!’

Një gjykatë në Moskë dënoi një student me dhjetë ditë burg për riemërtimin e rrjetit të tij Wi-Fi “Slava Ukraine!” (“Lavdi Ukrainës!”). “Kjo është thirrja

Mars 9, 2024 - 23:40
 0
Studenti rus  burgoset pasi e riemërtoi rrjetin e tij Wi-Fi ‘Slava Ukraine!’

Një gjykatë në Moskë dënoi një student me dhjetë ditë burg për riemërtimin e rrjetit të tij Wi-Fi “Slava Ukraine!” (“Lavdi Ukrainës!”).

“Kjo është thirrja e forcave ukrainase që luftojnë forcat pushtuese ruse”, njoftoi sot agjencia e lajmeve Ria-Novosti.

Duke ndryshuar emrin e ruterit të tij wifi në “Slava Ukraine!”, studenti i Universitetit Shtetëror të Moskës, sipas autoriteteve propagantoi sloganin e nacionalistëve ukrainas.

I riu u shpall fajtor për “shfaqje publike të simboleve naziste ose simboleve të organizatave ekstremiste” dhe ruteri i tij Wi-Fi u konfiskua.

Që nga fillimi i pushtimit rus, autoritetet ruse kanë kryer goditje brutale ndaj çdo kritike publike ose mbështetje për forcat ukrainase, duke vendosur gjoba dhe dënime të rënda me burg./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.