Stuhi apokaliptike godasin Rusinë, përmbytjet dhe erërat e forta “marrin njerëzit” me vete

Një stuhi e fortë ka goditur Rusinë jugore dhe Krimenë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Moti i keq, të cilin mediat ruse e kanë quajtur ” stuhia e shekullit” dhe “megastuhi”, ka nisur ditën e djeshme. Në rajonin e Krasnodarit, ku ndodhet Soçi dhe Anapa, të cilat shumë rusë i preferojnë për pushimet e […]

Nëntor 27, 2023 - 14:01
 0
Stuhi apokaliptike godasin Rusinë, përmbytjet dhe erërat e forta “marrin njerëzit” me vete

Një stuhi e fortë ka goditur Rusinë jugore dhe Krimenë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Moti i keq, të cilin mediat ruse e kanë quajtur ” stuhia e shekullit” dhe “megastuhi”, ka nisur ditën e djeshme.

Në rajonin e Krasnodarit, ku ndodhet Soçi dhe Anapa, të cilat shumë rusë i preferojnë për pushimet e tyre, qindra pemë si dhe struktura të shumta metalike në plazhe janë shkatërruar si pasojë e erërave të forta.

Në Vitiazevë, afër Anapës, stuhia përmbysi një anije të madhe mallrash me flamur Belizean, Blue Shark, sipas të njëjtit burim. Në Soçi moti i keq shkaktoi probleme në qarkullimin hekurudhor për shkak të rënies së pemëve në shinat hekurudhore.

Në Krime, janë përmbytur autostradat, me makinat që ishin mbuluar nga uji. Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë rreth 500,000 njerëz pa energji elektrike në Krime, sipas një këshilltari të Aksionov, Oleg Kryuchkov.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.