Stuhi bore, ulje drastike temperaturash! Cikloni “Befana” godet Italinë, kur pritet të mbërrijë në Shqipëri

Italia ka dhënë alarmin e kuq, pasi duke nisur nga dita e sotme dhe dy ditë në vazhdim do të goditet nga stuhia

Janar 5, 2024 - 16:54
 0
Stuhi bore, ulje drastike temperaturash! Cikloni “Befana” godet Italinë, kur pritet të mbërrijë në Shqipëri

Italia ka dhënë alarmin e kuq, pasi duke nisur nga dita e sotme dhe dy ditë në vazhdim do të goditet nga stuhia “Befana”.

Mediat italiane raportojnë se gjatë ditës së sotme janë ulur ndjeshëm temperaturat, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reshje të dendura shiu në rajonin e Sardenjës, Toskanës dhe Piemontes.

Gjithashtu mediat raportojnë se në zonat në lartësi mbi 800 metra pritet të ketë stuhi bore si dhe erëra të forta që pritet të kapin shpejtësi të madhe.

Ndërkohë parashikohet që nga mëngjesi i së dielës cikloni “Befana” t’i drejtohet Adrioatikut ku do të prekë edhe disa vende të Ballkanit.

Parashikohet që gjatë ditës së diel në Shqipëri temperturat të zbresin në mënyrë drastike me 15 gradë, në të dyja ekstremet.

Ulja e temperaturave dhe i ftohti polar, sipas mediave fqinje, do të zgjasë tri ditë.

Ndërkohë si pasojë e shirave të dendur, Franca dhe Gjermania gjatë kësaj jave janë përballur me përmbytje në zonat veriore. Nga vala e të ftohtit janë prekur dhe vendet nordike, ku temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 43.6 gradë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.