Stuhia e ditëve të fundit tërheq sërfistët ekstremë në plazhin e Durrësit

Erërat e forta dhe moti i keq që ka përfshirë zonën e Durrësit nuk është përkthyer në largim të turistëve pasi ka nga ata që për të vajtur në plazh presin stuhinë. Këto janë sportistët e windserfit të cilët zëvendësuan pushuesit tradicional të plazhit të Durrësit duke praktikuar sportet ekstreme në një det të trazuar. […]

Nëntor 5, 2023 - 17:25
 0
Stuhia e ditëve të fundit tërheq sërfistët ekstremë në plazhin e Durrësit

Erërat e forta dhe moti i keq që ka përfshirë zonën e Durrësit nuk është përkthyer në largim të turistëve pasi ka nga ata që për të vajtur në plazh presin stuhinë.

Këto janë sportistët e windserfit të cilët zëvendësuan pushuesit tradicional të plazhit të Durrësit duke praktikuar sportet ekstreme në një det të trazuar.

Gjithçka që u duhet këtyre të rinjve për të shijuar emocione të forta dhe adrenalinë është era e fortë dhe deti dallgëzuar. Për ta moti i trazuar, e me stuhi mbetet ideali për të praktikuar sportet ekstreme si Kitesurf dhe windsurf.

Elementet kryesore për zhvillimin e këtyre disiplinave mbetet guximi dhe përgatitja fizike. Për praktikuesit, ky sport është spektakolar, ndaj çdo kush duhet ta provojë.

Krahas të rinjve shqiptar, shumë të huaj bëhen vazhdimisht pjesë e këtij ekipi, siç është edhe kjo e sportiste nga Polonia.

“Vij nga Polonia enkas për të praktikuar sportet ekstreme ujore. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Ndjehem shumë e mikpritur. Më pëlqejnë sportet ekstreme dhe Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme që na i favorizon të tilla sporte të guximshme ujore”, shprehet Aleksandra, sportiste.

Nëse era fryn në drejtimin e duhur, tre vende në plazhin publik të Durrësit, Plazhi i Sektorit Rinia dhe Gjiri i Lalëzit janë disa zonat më të përshtatshme për ta zhvilluar këtë sport të guximshëm ujor.

Gjithçka që duhet përdorur është një bord për të lundruar, një rrip për fiksuar e për t’u lidhur nëpërmjet një fibre me pjesën tjetër mbështetëse, ndërsa për të tjerat mendon natyra.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.