Stuhia “Hank” paralizon Britaninë, një i vdekur nga rrëzimi i pemës, 10 mijë familje pa energji

Mbretëria e Bashkuar  aktualisht po përballet me probleme të mëdha pas goditjes së stuhisë “Hank”, mes qindra paralajmërimesh për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash

Janar 3, 2024 - 12:21
 0
Stuhia “Hank” paralizon Britaninë, një i vdekur nga rrëzimi i pemës, 10 mijë familje pa energji

Mbretëria e Bashkuar  aktualisht po përballet me probleme të mëdha pas goditjes së stuhisë “Hank”, mes qindra paralajmërimesh për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash dhe mijëra familje pa energji.

Stuhitë më të forta të erës u regjistruan dje, të martën, pasdite në Isle of Wight, në jug të Anglisë, ku shpejtësia e erës arriti në 150 kilometra në orë. Ndërkohë, shërbimet e urgjencës thanë se një burrë vdiq në Gloucestershire pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në Angli dhe Uells që nga mëngjesi i sotëm. Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, e cila mbledh të dhëna nga të gjithë ofruesit e energjisë elektrike, rreth 10,000 klientë janë ende pa energji elektrike.

Disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se sot do të ketë probleme në qarkullim. Autostrada Kombëtare, e cila menaxhon autostradat, ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.