Suedi-Shqipëri/ Strakosha, Bajrami dhe Gjimshiti në “podium”: Ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Shqipëria zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë, edhe pse u mposht me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e Silvinjos krijuan volum të kënaqshëm loje, por në disa momente ishin dhe të pafat. Një skuadër e kujdesshme në mbrojtje, që mbyllte mirë hapësirat e kundërshtarit dhe dilte me shpejtësi me Armando Brojën, që i vetëm mbajt lart skuadrën […]

Mars 25, 2024 - 22:35
 0
Suedi-Shqipëri/ Strakosha, Bajrami dhe Gjimshiti në “podium”: Ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Shqipëria zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë, edhe pse u mposht me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e Silvinjos krijuan volum të kënaqshëm loje, por në disa momente ishin dhe të pafat.

Një skuadër e kujdesshme në mbrojtje, që mbyllte mirë hapësirat e kundërshtarit dhe dilte me shpejtësi me Armando Brojën, që i vetëm mbajt lart skuadrën dhe peshën e sulmit, duke u shndërruar në një rrezik konstant për mbrojtjen suedeze.

Ishte pikërisht Broja që ndezi entuziazmin e kuqezinjve me një shpërthim karakteristik, që u ndal me faull në zonë, por këtë herë nuk ka VAR dhe arbitri nuk e pa të arsyeshme të vërshëllente penallti për kuqezinjtë. 

Gjithsesi një gol në minutën e 62-të, i shënuar nga Nilson, i dhuroi fitoren vendasve. Për sa i përket vlerësimeve, lojtari me notën më të lartë sipas “Sofa Score” rezulton Tomas Strakosha, teksa në podium gjithashtu janë ngjitur edhe Bajrami dhe Gjimshiti. Për sa i përket lojtarëve më pak të vlerësuar ata janë Cikalleshi, Muçi dhe Balliu! Gjithmonë sipas “Sofa Score”. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.