Sulm i armatosur brenda një kishe në Stamboll, raportohet për viktima

Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll, gjatë shërbesës. Sipas informacioneve të

Janar 28, 2024 - 11:25
 0
Sulm i armatosur brenda një kishe në Stamboll, raportohet për viktima

Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll, gjatë shërbesës.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve DHA, një person ka humbur jetën.

Mediet turke raportojnë se dy persona të maskuar kanë hyrë në kishën katolike Santa maria në lagjen Sariyer të Stambollit gjatë shërbesës dhe kanë hapur zjarr ndaj njerëzve brenda sallës.

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya theksoi se ka nisur një hetim për incidentin, duke shtuar se “gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, një burrë që po merrte pjesë në shërbim u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për këtë çështje ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të rëndë”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.